Opozita në bllok largohet nga seanca, s’i larguan nga rendi i ditës Projektligjin e KPM, KPK dhe atë për Zyrtarët Publikë

  • S.A /
  • 27 June 2024 - 12:33
Opozita në bllok  largohet nga seanca, s’i larguan nga rendi i ditës Projektligjin e KPM, KPK dhe atë për Zyrtarët Publikë

Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë lëshuar sallën alternative ku është duke u mbajtur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ky bojkot ka ardhur pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i përkrahen propozimet e opozitës që projektligjet si KPM, KPK dhe Ligji për Zyrtarët Publikë të largohen nga rendi i ditës.

Sipas partive opozitare, për këto projektligje nuk janë marrë për bazë rekomandimet e BE-së.

(Kosova Sot Online )