Vetëm për gratë me mbulesë po hapet plazhi në Ulqin
Ulqini së shpejti do të bëhet nikoqiri i plazhit të parë në Mal të Zi i dedikuar ekskluzivisht për femrat që mbajnë hixhabin. Plazhi do të jetë i mbyllur, i rrethuar dhe i rezervuar vetëm për femra, duke siguruar kështu privatësinë dhe komoditetin e vizitorëve femra. Nga 10 deri në 20 shezlongë do të jenë të disponueshëm në plazh dhe hyrja do të ndalohet për të gjithë personat e tjerë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Edhe pse plazhe të tilla nuk janë të zakonshme, ato nuk janë krejtësisht të panjohura në botë. Ka disa plazhe të ngjashme në vende të ndryshme, të cilat janë të destinuara për gratë që duan të shijojnë notin dhe diellin në përputhje me zakonet e tyre fetare. Hixhabet miqësore për plazhin kanë qenë në treg prej disa kohësh dhe linja të shumta mode janë të specializuara për femrat që respektojnë këtë traditë.
Hixhabi është një veshje tradicionale islame që mbulon flokët, qafën dhe shpatullat e grave, ndërsa fytyra mund të mbetet e pambuluar. Vendimi për të veshur hixhabin varet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë besimet rajonale, normat kulturore dhe ligjet e një vendi të caktuar.
Hapja e këtij plazhi është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes dhe respektimit të kulturave dhe zakoneve të ndryshme, duke u mundësuar grave të veshura me hixhab të shijojnë kohën e lirë në plazh në një mënyrë që është në përputhje me besimet e tyre.
(Kosova Sot Online)