Orban: Hungaria nuk do të mbështesë marrëveshjen

  • A.P /
  • 27 June 2024 - 15:14
Orban: Hungaria nuk do të mbështesë marrëveshjen

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán tha se marrëveshja e arritur midis qendrës së djathtë, socialistëve dhe Reneë Europe për postet kryesore të BE-së është “e turpshme”, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

“Hungaria nuk mund ta mbështesë këtë marrëveshje”, tha ai, duke kritikuar veçanërisht presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Megjithatë, postet kryesore nuk kërkojnë votim unanim dhe von der Leyen mund të fitojë mbështetjen e Këshillit Europian pa Hungarinë, shkruan The Guardian.

I pyetur nëse do t’i mungojë Mark Rutte, i cili po merr pjesë në samitin e tij të fundit të Këshillit Europian dhe do të marrë detyrën në tetor si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Orbán tha: “Do të ishte një ekzagjerim”.

I pyetur nëse zgjedhjet franceze po e lënë në hije samitin, lideri hungarez tha se po i japin ‘dritë dielli’.

(Kosova Sot Online)