![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Diplomati i njohur gjendet i vdekur në një hotel
![Diplomati i njohur gjendet i vdekur në një hotel](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/09/auto_hotel-600x3601707482032.jpg)
Një punonjës i Ambasadës amerikane në Kiev është gjetur i vdekur në dhomën e tij në një hotel të vendosur në qendër të kryeqytetit ukrainas, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmi u konfirmua nga mediat ukrainase të cilat citojnë agjencitë e zbatimit të ligjit për këtë rast. Diplomati amerikan, emri i të cilit nuk bëhet me dije u gjet nga stafi i hotelit Hilton.
Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune teksa hetimet kanë nisur. Ambasada amerikane në Kiev reagoi për këtë ngjarje me një deklaratë të shkurtër duke thënë se
“Mund të konfirmojmë vdekjen e një punonjësi të qeverisë amerikane nën autoritetin e shefit të misionit në Ambasadën në Kiev”, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)