Kandiq: Me ndalimin e 'Mirëdita, dobar dan' Serbia u rreshtua me huliganët

  • A.P /
  • 27 June 2024 - 15:45
Kandiq: Me ndalimin e 'Mirëdita, dobar dan' Serbia u rreshtua me huliganët

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi institucionet serbe kanë ndaluar festivalin “Mirëdita, dobar dan” sot në Beograd, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tha se shteti serb u rreshtua në anën e huliganëve dhe se në Serbi nuk do të mund të organizohet më debat për pajtim.

“Me ndalimin e “Mirëdita, dobar dan” Serbia dhe institucionet e saj u rreshtuan me huliganët dhe në errësirën e etnonacionalizmit më të madh. Në Serbi më s’mund të organizohet debat për pajtimin e as protestë kundër glorifikimit të kriminelëve. Vrimë e zezë”, ka shkruar ajo në X.

(Kosova Sot Online)