Ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurat për dyshtetësinë

  • E.K /
  • 27 June 2024 - 15:51
Ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurat për dyshtetësinë

Ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurat për dyshtetësinë, transmeton "Kosova Sot Online".

Sot, futet në fuqi “Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë” (StARModG).

Me ligjin e ri, bie kushti i heqjes së shtetësisë tjetër, për të marrë shtetësinë gjermane.

Pas kësaj date, ish-shtetasit e Republikës së Kosovës që e kanë dorëzuar shtetësinë kosovare për të marrë atë gjermane mund të aplikojnë për rifitimin e shtetësisë së Republikës se Kosovës.

Në vegzën në vijim, mund t`i gjeni të gjitha informacionet mbi procedurën për fitimin e shtetësisë së Kosovës:

https://mpb.rks-gov.net/f/79/Fitimi-i-shtetesise-se-Kosoves?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR2W7cR1BhrTa-qPMla8Dalie_hBcPXUuoTKL6YubBN-1-rEY31Cvdcjkzw_aem_5sj1Z46OWGPPG3K2vZEMGw 

(Kosova Sot Online)