Miroslav Lajçak del me njoftim

  • A.P /
  • 27 June 2024 - 16:30
Miroslav Lajçak del me njoftim

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për një takim me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, me të cilin tha se ka folur për gjendjen e dialogut, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

“Sot takova ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis. Ne diskutuam për situatën aktuale politike në dialog dhe prioritetet në rolet tona respektive”, ka shkruar Lajçal në X.

Lajçak bashkë me Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell, dje pritën në takime kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq, por që përfunduan me vetëm takime të ndara dhe pa një takim trilateral.

Landsbergis është edhe president i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës.

Me të ishte takuar para disa ditësh edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovësm, Donika Gërvalla, e cila tha se ka folur me të për procesin anëtarësues të Kosovës në KiE.

“Përmbyllja e procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës pas mbështetjes prej 82% të votave që i dha Asambleja e Përgjithshme anëtarësimit në KiE dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës, ishin temat kryesore të takimit që patëm me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, njëherit, President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Gabrielius Landsbergis. Bashkë me Nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Ambasadorin Lulzim Hiseni e uruam Ministrin Landsbergis për marrjen e Presidencës së Këshillit të Evropës dhe shprehëm mirënjohje të thellë për mbështetjen që Lituania i ka dhënë Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

(Kosova Sot Online)