Një person i vdekur dhe 14 të tjerë të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe veturës në Prishtinë

  • A.P /
  • 27 June 2024 - 17:40
Një person i vdekur dhe 14 të tjerë të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe veturës në Prishtinë

Në fshatin Keqekollë të Prishtinës, një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:30, ku një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të  Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”

(Kosova Sot Online)