Shefja e deputetëve katalunas: Prioritet për ne njohja e Kosovës nga Spanja

  • A.P /
  • 27 June 2024 - 19:21
Shefja e deputetëve katalunas: Prioritet për ne njohja e Kosovës nga Spanja

Shefja e deputetëve katalunas në Kuvendin e Spanjës, Miriam Nogueras, ka thënë se siç edhe është pritur, shumica e partive spanjolle s’kanë ndryshuar qëndrimin refuzues për njohjen e Kosovës, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Megjithatë politikania katalunase thotë se “Junts per Catalunya” s’do të ndalen së negociuari me të gjitha partitë për të marrë njohjen e Kosovës nga Qeveria e Spanjës.

“Siç e prisnim, partitë kryesore spanjolle kanë vazhduar refuzimin e tyre për të njohur Kosovën. Ne do të vazhdojmë negociatat me të dyja palët për të marrë njohjen e Kosovës nga qeveria spanjolle”, ka thënë Nogueras.

Në fund, deputetja katalunase ka thënë se çështja e njohjes së Kosovës është prioritet për “Junts”

“Është një prioritet për ne”, ka thënë Miriam Nogueras.

Procesi i votimit që ka ndodhur sot në Parlamentin spanjoll ka ardhur pas debatit të së martës që është zhvilluar pikërisht për kërkesën e partisë katalunase që Spanja ta njohë Kosovës.

(Kosova Sot Online)