O’Brien: Kosova dhe Serbia po i humbin mundësitë e tyre duke mos i zbatuar marrëveshjet

  • A.P /
  • 27 June 2024 - 19:30
O’Brien:  Kosova dhe Serbia po i humbin mundësitë e tyre duke mos i zbatuar marrëveshjet

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë duke i “humbur vërtet” mundësitë e tyre duke mos i zbatuar marrëveshjet e arritura deri tani në dialogun e Brukselit, pasi të mërkurën dështoi të mbahej një takim i paralajmëruar trepalësh i liderëve të dyja vendeve me shefin e diplomacisë së BE-së, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

“Takimet e sotme të Josep Borrell me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tregojnë se si palët duhet ripërkushtohen për t’i luftuar problemet dhe për t’i ndjekur mundësitë brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien në X.

SHBA-ja, që mbështet dialogun e Brukselit, vazhdimisht u kërkon palëve t'i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut.

(Kosova Sot Online)