![Lajçak: Nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/20/200x200_101835_vucic-lajcak-sastanak_f-600x3601718862596.jpg)
O’Brien: Kosova dhe Serbia po i humbin mundësitë e tyre duke mos i zbatuar marrëveshjet
![O’Brien: Kosova dhe Serbia po i humbin mundësitë e tyre duke mos i zbatuar marrëveshjet](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/23/auto_James-OBrien-1080x567-1-600x3601711197068.jpg)
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë duke i “humbur vërtet” mundësitë e tyre duke mos i zbatuar marrëveshjet e arritura deri tani në dialogun e Brukselit, pasi të mërkurën dështoi të mbahej një takim i paralajmëruar trepalësh i liderëve të dyja vendeve me shefin e diplomacisë së BE-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Takimet e sotme të Josep Borrell me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tregojnë se si palët duhet ripërkushtohen për t’i luftuar problemet dhe për t’i ndjekur mundësitë brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien në X.
SHBA-ja, që mbështet dialogun e Brukselit, vazhdimisht u kërkon palëve t'i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut.
(Kosova Sot Online)