Lirohen nga QKUK 14 të lënduarit nga aksidenti

  • A.P /
  • 27 June 2024 - 19:50
Lirohen nga QKUK 14 të lënduarit nga aksidenti

Një aksident mes një veture dhe autobusi në fshatin Keqekollë të Prishtinës la të vdekur një person dhe 14 të tjerë të lënduar, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Si pasojë e lëndimeve, ata janë trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por, mjeku kujdestar nga QKUK-ja, Ejup Govori bën me dije për Klankosova se të 14-ët janë liruar, pasi nuk kanë pasur lëndime serioze.

“Të gjithë janë liruar, asnjë nga ta nuk kishte problem serioze”, tha Govori.


(Kosova Sot Online)