Detaje nga skandali në shëndetësinë shqiptare: Mjekët i vidhnin ilaqet e pacientëve dhe i dërgonin në privat

  • A.P /
  • 27 June 2024 - 20:00
Detaje nga skandali në shëndetësinë shqiptare: Mjekët i vidhnin ilaqet e pacientëve dhe i dërgonin në privat

Mjekë, kirurgë, zv/drejtorë e punonjës në Spitalin Onkologjik të QSUT-së, kanë marrë dënime tejet të lehta ligjore pas zbulimit të një skeme të frikshme jo vetëm për nga ana humanitare po edhe ajo ekonomike me pacientët, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Këta mjekë të përfshirë në skemë, medikamentet në Spitalin Onkologjik i shisnin tek spitalet private dhe drejtonin pacientët për kimioterapi në privat.

Ndër farmacitë e dyshuara si të përfshira në skemën e zhvatjes ku ndër to edhe FloriFarma e Lazer e Frangë Markut. Farmacisë i është sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të kontrabanduara dhe të falsifikuara, shuma 10,000€, po ashtu është sekuestruar klinika mjekësore “Megis” e mjekut Edmond Gashi ku drejtonte pacientët e tij në shtet.

Si rregull, ilaçet e kimioterapisë janë monopol i shtetit shqiptar dhe mund të sigurohen vetëm nga tenderave shtetërorë në shëndetësi, dhe jo në farmaci private.

Fakti që këto ilaçe gjenden edhe në farmaci ndodh sepse ose kontrabandohen në mënyrë të paligjshme nga oligarkët e depove farmaceutike, ose vidhen nga shteti dhe futen në privat, ose sepse tenderat e shëndetësisë në miliona euro për sigurimin e këtyre medikamenteve bëhen në mënyrë fiktive dhe paratë futen në xhep nga titullarët e pacientët drejtohen në privat.


(Kosova Sot Online)