![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Sveçla: Spiunazhin e Serbisë do ta luftojmë me çdo kusht
![Sveçla: Spiunazhin e Serbisë do ta luftojmë me çdo kusht](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/18/auto_-640-0-1670692010xxhelal-svecla-9331713441281.jpg)
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamjet nga gjetja e kamerave të kamufluara në kondicionerë në veri të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se spiunazhit të Serbisë në Republikën e Kosovës do t’i luftojnë me çdo kusht.
“Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë.
Koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë ka përfunduar. Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë”, shkroi Sveçla.
(Kosova Sot Online)