Arrestohet instruktori kosovar pasi dyshohet se pranoi 500 euro
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkoran Nikçi, ka konfirmuar arrestimin e një instruktori në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas tij, i dyshuari u arrestua në flagrancë për marrje ryshfeti.
“Ështe ndaluar një person për marrje ryshfeti dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi.
Instuktori dyshohet se pranoi 500 euro për t’i ndihmuar një personi për dhënien e provimit të patentë shoferit.
(Kosova Sot Online)