Kurti pas vërshimeve: Ka dëme edhe në infrastrukturën publike

  • A.P /
  • 27 June 2024 - 20:40
Kurti pas vërshimeve: Ka dëme edhe në infrastrukturën publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fshatin Kuk të Dragasht pas vërshimeve si shkak si reshjeve të mëdha të shiut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurit ka thënë se ka dëme të konsiderueshme edhe të infrastrukturës publike.

Ai përmes një postimi në Facebook tha e një komision po vlerëson, inspekton e analizon masën e dëmeve.

"Ishim në Komunën e Dragashit dhe fshatin Kuk. Vërshimet e djeshme nga reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe të infrastrukturës publike, për çka nevojitet ndërhyrje me prioritet. Megjithëkëtë, fatmirësisht nuk ka as të lënduar e as viktima.  Me Komisionin vlerësues i cili po inspekton e analizon masën e dëmeve, po shohim se çfarë mund të riparojmë e rindërtojmë dhe të kontribuojmë nga niveli qendror”.

“Falënderoj institucionet e shtetit për angazhimin e deritanishëm dhe Kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladinin për mikprijten e tij sot dhe bashkëpunimin me ministrin Elbert Krasniqi.   Qeveria është pranë komunës dhe qytetarëve, për të kaluar bashkë, sa më shpejt e sa më lehtë këtë situatë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

(Kosova Sot Online)