Konfiskohen barna pa banderola

  • A.P /
  • 27 June 2024 - 21:26
Konfiskohen barna pa banderola

Hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit -Pejë, sot kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Pejë, ku së bashku me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë realizuar kontrolle në tri barnatore në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë kontrollit, në dy barnatore, është gjetur një sasi e barnave pa banderola.

“Janë sekuestruar 144 paketime të barnave të ndryshme. Në prezencë të avokatit është intervistuar i dyshuari: N.Zh., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar)”, njofton policia.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’. Me akt-vendim nga prokurorja, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)