Kështu do të jetë moti sot dhe gjatë fundjavës

  • E.k /
  • 28 June 2024 - 07:49
 Kështu do të jetë moti sot dhe gjatë fundjavës

Mot i ndryshueshëm parashihet të jetë sot në Kosovë, me intervale me diell e vransira, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pasdite herë herë priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, por me pak gjasa që të zhvillohen në stuhi më të ashpra me breshër.

Temperaturat minimale zbresin në 14C e 17C, derisa ato maksimale pa ndryshim prej ditës së sotme, shkojnë në 24C e 27C, njofton Prishtina Weather.

Mot më stabil parashihet në fundjavë, me intervale më të gjata me diell dhe rritje të temperaturave deri në 32C e 33C. Pak mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu mbeten ditën e shtunë, kryesisht përreth zonave malore. Të hënën edhe më nxehtë me maksimale deri në 34C. Nga dita e martë sërish pritet përkeqësim i motit, me zhvillime të mundshme të stuhive me shi e breshë në pjesë të vendit, ndërkohë që edhe temperaturat pësojnë rënie në 25C.

(Kosova Sot Online)