
Pejë: Arrestohet instruktori i një autoshkolle, pranoi 500 euro për kryerjen e testit

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që është zënë në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se personi i dyshuar i moshës 56-vjeçar është arrestuar dje.
Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet monetare të cilat kanë shërbyer për simulim të veprës penale.
(Kosova Sot Online)