Vdes në QKUK personi që ishte vetaksidentuar para disa ditëve në Rahovec

  • E.k /
  • 28 June 2024 - 11:29
Vdes në QKUK personi që ishte vetaksidentuar para disa ditëve në Rahovec

Ka ndërruar jetë në QKUK personi i cili më datën 12 të këtij muaji ishte vetaksidentuar në Rahovec, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rahovec ë 12.06.2024-12:45. I dyshuari kosovar i cili me datën e cekur kishte shkaktuar vet-aksident duke drejtuar veturën ku për pasojë kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK, me datë 27.06.2024 ka ndërruar jetë”.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)