Nicholas Abbott emërohet ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri

  • E.k /
  • 28 June 2024 - 11:51
Nicholas Abbott emërohet ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri

Diplomati britanik, Nicholas Abott, i cili ka shërbyer si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, tani është emëruar ambasador i shtetit të tij në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar me seli në Tiranë.

Ai në këtë pozitë do ta pasojë diplomatin tjetër Alastair King-Smith dhe do ta marrë detyrën nga shtatori.

(Kosova Sot Online)