Për 10 vjet në Shqipëri ka 400 mijë banorë më pak

  • E.k /
  • 28 June 2024 - 13:58
Për 10 vjet në Shqipëri ka 400 mijë banorë më pak

Instituti i Statistikave në Shqipëri ka bërë të ditur shifrat e regjistrimit të popullsisë, i cili përfundoi në vitin 2023. Sipas tyre, Shqipëria ka 2.402.113 banorë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Krahasuar me regjistrimin e fundit në vitin 2011, në Shqipëri ka 409.864 banorë më pak.

“Ky cens vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2.402.113 banorë, që e përbëjnë 755.950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1.082.529 banesa të zakonshme. Sot kemi kënaqësinë të prezantojmë në detaje informacionet që lidhen me këtë proces, duke treguar në të njëjtën kohë, se ky cens ka arritur qëllimin për të cilin u krye, ka justifikuar investimet afatgjata, mbështetjen financiare, nevojën e përdoruesve”, ka thënë Elsa Dhuli, drejtoreshë e Institutit të Statistikave.

(Kosova Sot Online)