
Abbott është emëruar Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri

Nicholas Abbott është emëruar Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Të gjithë ne në ambasadë mezi presim ta përshëndesim në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori në Kosovë.” – thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.
Kujtojmë se në muajin shkurt, në përfundim të mandatit të tij në Prishtinë, Abbott i ishte drejtuar me një video-mesazh qytetarëve të Kosovës dhe liderëve të saj, duke zgjedhur fjalët më të mira.
(Kosova Sot Online)