MAShTI: Disa nxënës u larguan nga 'Testit i Arritshmërisë' pasi përdoren telefona

  • A.P /
  • 28 June 2024 - 18:00
MAShTI: Disa nxënës u larguan nga 'Testit i Arritshmërisë' pasi përdoren telefona

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se sot është organizuar pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë në lëndët: Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1658 salla të testimit.

Në pjesën e parë, nxënësit janë testuar në katër lëndë: Gjuhë amtare, Gjuhë angleze, Histori dhe Gjeografi.

Sipas raporteve të administratorëve, për shkak të përdorimit të telefonave edhe kësaj radhe janë larguar disa nxënës.

MAShTI falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e mbarëvajtjes së testit.

Rezultatet e testit do të publikohen më 08.07.2024.

(Kosova Sot Online)