![Kraja: Ditë zie për letërsinë, rrugë të mbarë për në amshim, mik i çmuar](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/01/200x200_448950804_10225935380515619_7564418022768747275_n-600x3601719838135.jpg)
Kurti: Gjykata Kushtetuese na rrëzoi dy ligje
![Kurti: Gjykata Kushtetuese na rrëzoi dy ligje](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/24/auto_-640-0-1712311481xalbin-kurtijpg-1351719235274.jpg)
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë foli për rrëzimin e dy ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, duke thënë se kjo do të pengojë “ndjekjen e krimit” dhe reformën e synuar nga ata në sistemin e drejtësisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Kemi hartuar dhe miratuar Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ashtu siç kemi miratuar edhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili në seancën e radhës do të votohet në leximit të dytë. Për më shumë prokurorë efikas dhe të pavarur nga politika e për një institucion të pavarur që do të kthente pasurinë e vjedhur. Të dy këto ligje si reforma thelbësore për sistemin e drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit u konsultuan edhe me Komisionin e Venecias që i aprovoi të dy këto”
Duke thënë se nga këto ligje ka dobi publike karshi pasurimit të pabazë, kriminal e individual, Kushtetuesja zgjodhi ndryshe.
“Megjithëkëto, Gjykata Kushtetuese rrëzoi të dy ligjet, duke zgjedhur kësisoj të vonojë ndjekjen e krimit dhe ta vonojë reformën tonë. Me 5 vota për në raport me 4 vota kundër, Gjykata Kushtetuese ka gjetur se Kushtetuta është shkelur me ligjin për byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke treguar kështu se Kushtetuta ndryshe shihet nga gjysma e gjyqtarëve të Kushtetueses në rqaport me gjysmën tjetër.”
(Kosova Sot Online)