Bislimi pretendon se nga Kosova nuk po ikin të rinjët por veç gjyshet
Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi ka theksuar se situata aktuale e emigracionit nuk përfshin të rinjtë, por të moshuarit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Kanë dal gjyshet jashtë, kanë shku me i këqyrë nipat, u knaqën”, tha ai, duke theksuar se të rinjtë po qëndrojnë në vend dhe po kontribuojnë për zhvillimin e tij.
“Unë po them punësimi është rritur, nuk po flas për fuqinë punëtore. Nëse punësimi ka qenë 355 mijë dhe sot është 420 mijë, jemi të fole për 65 mijë vende shtesë. Mundeni me thënë 20 mijë punëtore më pak, kanë ik etj.. megjithatë, janë 65 mijë veta më shumë që sot kanë kontrata pune, dhe në fund të muajit marrin pagë edhe e shpenzojnë atë pagë. Kjo nuk mund të ndryshohet.
Ma gjejë një periudhë tjetër në të cilën janë punësuar 65 mijë punëtorë për tri vite. Shifrat për emigrimin do të dalin, krejt ajo panika që është përhap ka dështu, nuk kanë dal as rinia, as të vjetërit. Kanë dal gjyshet, kanë shku me i këqyrë nipat, u knaqën. Por, ato s’kanë qenë pjesë e fuqisë punëtore”, deklaroi Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane.
(Kosova Sot Online)