Disa persona të lënduar nga një aksident

  • A.P /
  • 28 June 2024 - 20:15
Disa persona të lënduar nga një aksident

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në lagjen “Aktash” të Prishtinës, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Ai shtoi se informacionin për aksidentin në rrugën “Gazmend Zajmi”, Policia e ka marrë rreth orës 17:00.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Gazmemd Zajmi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura ndërkaq tre përsona kanë marrë lëndime trupore.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, konfirmoi Borovci.

(Kosova Sot Online)