Haziri: Albin Kurti me politikat e tij kushtëzoi vendin

  • A.P /
  • 28 June 2024 - 20:40
Haziri: Albin Kurti me politikat e tij kushtëzoi vendin

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se me kushtet që kryeministri Albin Kurti i ka vendosur, në fakt do e mbajë të kushtëzuar Kosovën e jo Serbinë.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook tha se Kosova duhet të negociojë me BE-në për procesin e normalizimit, ku Serbia nuk do të ketë fuqi ta dëmtojë progresin europian.

"Sot në Kosovë mendohet që kemi vendosur kushte për Serbinë, në fakt Kosova i ka vendosur kushte vetës nga politika e Kurtit

Kosova është në kushte dhe Kurti po zbaton politikë të kushëzimit në emër të Kosovës. Kjo mendësi administrimi në emër të Kosovës pardje në Bruksel u konfirmua në emër të politikave për konsum të brendshëm në Kosovë e jo ndaj Serbisë”.

Sipas tij, Kosova nuk po anëtarësohet në Këshillin e Europës se kemi kushtëzim me vendimin qeverisë për draft-statutin e AKSHS

“Aplikacioni ynë në BE ka dy vite që rri i mbyllur. Kërkesa prej 932 milionë euro nuk është hapur, po ashtu, mosftesa e Kosovës si e vetme nga Ballkani perëndimor në Komitetin për kohezion socio-ekonomik në BE-së dhe në fund propozimi për largimin e shkallëzuar të masave ndëshkuese ndaj Kosovë”.

Ai thotë Serbia ka qenë e kushtëzuar nga partnerët e Kosovës, ndërsa tani kryeministri Kurti vetëm i ka përsëritur ato kushte.

(Kosova Sot Online)