Viti: I shkoi në shtëpi ish-bashkëshortes dhe e sulmoi duke i shkaktuar lëndime, arrestohet një person

  • E.K /
  • 29 June 2024 - 09:05
Viti: I shkoi në shtëpi ish-bashkëshortes dhe e sulmoi duke i shkaktuar lëndime, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti, me dyshimin se i njëjti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe të njëjtën e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima kishte edhe urdhër mbrojtës.

Policia përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Viti 26.06.2024 – 16:43. Me 28.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka shkuar në shtëpinë e viktimës ish-bashkëshortes së tij dhe të njëjtën e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime, ndërsa viktima kishte edhe urdhër mbrojtës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)