![17-vjeçari tentoi të vetëhidhej nga kati i 6 i pallatit ku banonte, policia shpëton të miturin](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/01/200x200_policia51719841486.jpg)
Qeveria: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës
![Qeveria: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/29/auto_DSC_6237-1-600x360_11719645027.jpg)
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt, ku ka marrë disa vendime. Në mesin e vendimeve të kësaj mbledhje, është edhe aprovimi i Raportit mbi Zbatimin e Programit të Borxhit Shtetëror, transmeton “Kosova Sot Online”.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se ky raport evidenton se Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës.
Aty thuhet se ky borxh, më 31 dhjetor 2023, përbente 17.52 përqind të BPV’së.
“Aprovuar Raportin mbi Zbatimin e Programit të Borxhit Shtetëror. Ky raport evidenton se Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës, që më 31 dhjetor 2023 përbënte 17.52% të Bruto Produktit Vendor”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)