Zubin Potok: Shpërthen një granatë dore, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

  • E.K /
  • 29 June 2024 - 09:21
Zubin Potok: Shpërthen një granatë dore, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin Potok, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në një lokal dhe janë dëmtuar dy vetura që kanë qenë të parkuara aty, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka raportuar se nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është duke u hetuar.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Arsenije Cernojevic, Zubin Potok 28.06.2024 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)