Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për zhvillimet e fundit dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

  • E.K /
  • 29 June 2024 - 09:26
Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për zhvillimet e fundit dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar dje Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Presidencës, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)