Ambasadori Shabani thirrje diasporës në Francë për ta mbështetur kandidaturën për deputete të mikes së shqiptarëve Virginie Duby-Muller

  • S.A /
  • 29 June 2024 - 09:34
Ambasadori Shabani thirrje diasporës në Francë për ta mbështetur kandidaturën  për deputete të mikes së shqiptarëve Virginie Duby-Muller

Franca do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 30 qershor dhe 7 korrik. Lobistët shqiptar janë duke u angazhuar maksimalisht që në legjislaturën e re të mbështesin sa më shumë kandidat të cilën e njohin dhe mbështesin realitetin shqiptar dhe shtetin e ri Kosovar.  Ambasadori i Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani, ju ka bërë thirrje votuesve të diasporë shqiptare dhe kosovare që në mesin e kandidatëve për legjislaturën e re franceze ti japin mbështetje të pa kursyer kandidates, mike e dëshmuar për shqiptarët, Virginie Duby-Muller", transmeton "Kosova Sot Online ".

"Të dashur mbështetës të Virginie Duby-Muller, dhe ju që keni të drejtën e votës për Parlamentin e Francës, në këto kohëra sfiduese, është e rëndësishme të mbështesim zërat që luftojnë për të mirën e përbashkët dhe për vlera universale dhe Evropiane. Deputetja Virginie Duby-Muller, është një nga ata zëra të fuqishëm dhe të përkushtuar në Parlamentin e Francës. Ajo ka treguar me veprimet dhe përkushtimin e saj të vërtetë në interesat të popullit të saj. Le të bashkohemi të gjithë për të përkrahur Virginie-n në misionin e saj të rëndësishëm. Me mbështetjen tonë, ajo mund të vazhdojë të punojë për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, thuhet në ftesën drejtuar komunitetit shqiptar në Francë nga Ambasadori i Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani .

“Është një nder i veçantë nga deputeteja e nderuar, Virginie Duby-Muller, ka mirëpritur delegacione nga Kosova dhe Shqipëria Francë. Ky gjest dëshmon jo vetëm përkushtimin e saj ndaj dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit, por edhe përkushtimin e saj për të ndërtuar ura miqësie dhe mirëkuptimi midis popujve.Virginie Duby-Muller ka treguar gjithmonë se është një lidere e cila punon për të mirën e përbashkët, duke respektuar dhe promovuar vlerat e demokracisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Takimet e saj me delegacionet kosovare tutje, janë një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve midis vendeve tona dhe ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë dhe integrimin e Kosovës në Evropë. Le të vazhdojmë të mbështesim dhe të inkurajojmë Virginie-n në përpjekjet e saj të palodhura për një botë më të drejtë dhe të bashkuar. Së bashku, mund të arrijmë shumë më tepër”, përfundon thirrja e drejtuar komunitetit shqiptar në Francë nga Ambasadori i Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani

(Kosova Sot Online )