Gjilan: Djali e raporton të zhdukur babain e tij, nuk dihet vendndodhja e tij

  • E.K /
  • 29 June 2024 - 10:07
Gjilan: Djali e raporton të zhdukur babain e tij, nuk dihet vendndodhja e tij

Një person në Gjilan ka njoftuar policinë se babai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Beteja e Koshares, Gjilan 27.06.2024 – 10:00. Më 28.06.2024 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në datën e cekur, ka dalë nga shtëpia babai i tij dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)