U hodh nga kati i tretë i banesës, vdes 79-vjeçarja në Tiranë

  • E.K /
  • 29 June 2024 - 14:09
U hodh nga kati i tretë i banesës, vdes 79-vjeçarja në Tiranë

Një grua e moshës 79 vjeçe ka ndërruar jetë në Tiranë, pasi vetëhedhur nga kati i 3-të i banesës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se 79 vjeçarja kishe probleme me shëndetin mendor.

Rasti është në hetime.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2024, rreth orës 01:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëhedhur nga kati i 3-të i banesës, shtetasja R. H., 79 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)