Lajçak takon kryeministrin kroat, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 29 June 2024 - 14:46
Lajçak  takon kryeministrin kroat, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar se është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se me të ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Gjatë Forumit të Dubrovnikut në takim me Miroslav Lajçak. Diskutuam situatën politike në Europën Juglindore dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

(Kosova Sot Online)