Gjykata i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit për krime lufte

  • E.K /
  • 29 June 2024 - 17:01
Gjykata i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.L për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime të luftës kundër popullsisë civile, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.L dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri S.L lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thotë gjykata në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)