Tahiri: Programi legjislativ në kaos, nesër do shihni analizën e dështimeve

  • E.K /
  • 29 June 2024 - 17:10
Tahiri: Programi legjislativ në kaos, nesër do shihni analizën e dështimeve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti e ka kthyer në normë mashtrimin, duke treguar mungesë totale përkushtimi dhe efikasiteti në realizimin e premtimeve dhe prioriteteve programore në këtë gjysmë vit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri ka shkruar se nesër do shihet analiza e dështimeve të programit legjislativ 2024 dhe normimit të mashtrimit.

Postimi i plotë:

Programi legjislativ në kaos!

Një qeveri dhe një shumicë e cila është përbetuar në përfshirje dhe drejtësi më të madhe sociale, ka dështuar në të gjitha pikat legjislative të cilat do ta realizonin atë. Kjo nuk është rastësi, sepse në skemat sociale nuk mund të përfshihen në klientelizëm e korrupsion.

Pra edhe kësaj radhe, edhe këtë vit, kjo qeveri e ka kthyer në normë mashtrimin, duke treguar mungesë totale përkushtimi dhe efikasiteti në realizimin e premtimeve dhe prioriteteve programore në këtë gjysmë vit.

Për më shumë, nesër do shihni analizën e dështimeve të programit legjislativ 2024 dhe normimit të mashtrimit.

(Kosova Sot Online)