Pasi sulmoi vëllain, arrestohet një person

  • A.P /
  • 30 June 2024 - 09:17
Pasi sulmoi vëllain, arrestohet një person

Raportohet se një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë  29.06.2024 – 23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)