![BE dhe SHBA, presion Serbisë: Marrëdhëniet me Rusinë “nuk janë normale”](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/03/200x200_Capture-6-600x3601719997910.png)
Nga sot polica kufitare do të jetë falas për mërgimtarët
![Nga sot polica kufitare do të jetë falas për mërgimtarët](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/01/auto_kufiri-vermice-600x3601719814132.jpg)
Nga sot fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën, transmeton "Kosova Sot Online".
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave Hekuran Murati para dy ditësh.
Murati përmes një shkrimi në Facebook tha se polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.
“Duke filluar nga e hëna, me datë 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.
PS. Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi”, shkruan Murati.
(Kosova Sot Online)