Konjufca do të takohet sot me kryetaren e kuvendit të Sllovenisë

  • E.K /
  • 01 July 2024 - 08:14
Konjufca do të takohet sot me kryetaren e kuvendit të Sllovenisë

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, do të takohet sot me kryetaren e kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupancic, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky takim do të nisë në ora 11:00 dhe pas takimit Konjuca dhe Zupancic në orën 12:00 do të mbajnë konferencë për media.

Njoftimi i plotë:

Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca, për sot, 1 korrik 2024

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.

Koha: 11:00

Vendi: Kabineti i Kryetarit

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Pas takimit, në orën 12:00 kryetarët Glauk Konjufca dhe Urška Klakočar Zupančič do të mbajnë konferencë për media.

(Kosova Sot Online)