Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 01 July 2024 - 08:26
Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

10:00

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe më Facebookun e EO.

11:00

Komuna e Vushtrrisë do të hapë sportele të veçanta që do të ofrojnë shërbime për bashkatdhetarët gjatë muajve të verës. Marrin pjesë kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, dhe drejtoresha për Diasporë dhe Integrime Evropiane, Medina Bunjaku. (Ndërtesa e Komunës, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

12:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. Mediet mund të marrin pamje nga pritja në hyrje të Presidencës dhe në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

13:30

Bordi i Zyrës së  Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e ZRrE-së, Prishtinë)

(Kosova Sot Online)