“Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”, kërkoi ndihmë në QKUK pasi dyshohet se abortoi në mënyrë të paligjshme, arrestohen dy persona

  • E.K /
  • 01 July 2024 - 10:13
“Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”,  kërkoi ndihmë në QKUK pasi dyshohet se abortoi në mënyrë të paligjshme, arrestohen dy persona

Policia ka njoftuar se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor një grua e cila dyshohet se ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.

“VRASJA E FOSHNJES GJATË LINDJES- Podujevë 30.06.2024-02:00. Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)