Osmani: Ismail Kadare ishte gjeniu shqiptar, Populli i Kosovës sot është në zi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reguar pas vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare, përc jell “Kosova Sot Online”.
Osmani ka shkruar se Populli i Kosovës, sikur i gjithë populli shqiptar, sot është në zi.
Osmani ka thënë se Kadare ishte gjeni shqiptar që veprën e vet ia ka kushtuar dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi të pakundshoqe adhurimi e lavdie ndaj vendit e kombit të vet.
Me veprat e tij, Osmani ka thënë se shkrimtari e lartësoi përmes veprës gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar, ndërsa të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për të jetuar i lirë e i mosvarmë e mbrojti gjithandej botës, në qarqe intelektuale e kulturore, në ambiente politike e në letërkëmbimin e tij me personalitete të shquara botërore.
(Kosova Sot Online)