Konjufca: Qindra njerëz në Serbi po ushtrojnë dhe po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë

  • E.K /
  • 01 July 2024 - 13:41
Konjufca: Qindra njerëz në Serbi po ushtrojnë dhe po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një konferencë për media me homologen e tij sllovene, ka folur për “veprimet destabilizuese të Serbisë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Derisa foli për tri kushtet e Kurtit, Konjufca tha se kanë informatacione të sakta se një grup po përgatiten për ndonjë sulm eventual.

“Dhe derisa ne po flasim këtu, instituicionet tona kanë informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë”, tha ai.

Ai tha se institucionet e sigurisë janë në “vigjilencën më të lartë për çdo sulm ose provokim nga ana e Serbisë”.

(Kosova Sot Online)