Ambasada Amerikane: Vepra e Kadaresë ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës

  • A.P /
  • 01 July 2024 - 13:56
Ambasada Amerikane: Vepra e Kadaresë ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë”, shkruan Ambasada e SHBA-së, duke shtuar se letërsia e tij frymëzon lexues në mbarë botën.

Ndërsa kujtoi që Ambasada e SHBA-së ka nderuar Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020.

“Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra”, thuhet në postim.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën. Kujtojmë me kënaqësi që Ambasada e SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020″.

“Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”, shkruan Ambasada Amerikane.

(Kosova Sot Online)