Bislimi e Petkoviq takohen në Bruksel

  • A.P /
  • 01 July 2024 - 15:23
Bislimi e Petkoviq takohen në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen të martën në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke konfirmuar lajmin, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha se prioritet në takim do të jetë “nisja urgjente e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve“.

Për këtë marrëveshje, Kosova dhe Serbia ranë dakord vitin e kaluar, por ajo nuk gjeti zbatim në terren.

Takimin mes kryenegociatorëve e paralajmëruan javën e kaluar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas bisedimeve të ndara që zhvilluan me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

(Kosova Sot Online)