Nëse e njihni këtë person lajmëroni Policinë, dyshohet se vodhi para të bamirësisë në një barnatore në Rahovec

  • E.K /
  • 01 July 2024 - 15:27
Nëse e njihni këtë person lajmëroni Policinë, dyshohet se vodhi para të bamirësisë në një barnatore në Rahovec

Policia në Gjakovë ka publikuar fotografinë e një personi, për identifikimin edhe lokalizimin e të cilit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai dyshohet se e ka vjedhur një kuti të qelqit me para të destinuara për bamirësi në një barnatore në Rahovec.

“Me datën 30.03.2024, në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar rasti i vjedhjes së një kutie qelqi me para të destinuara për bamirësi, në një barnatore në qytetin e Rahovecit. Policia menjëherë ka filluar me veprime hetimore, me ç’rast edhe janë siguruar fotografi të personit të dyshuar. Deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tij, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore.

Andaj, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët: kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë).”

(Kosova Sot Online)