Fevziu: Ismail Kadare të varroset pranë Vëllezërve Frashëri

  • A.P /
  • 01 July 2024 - 15:58
Fevziu: Ismail Kadare të varroset pranë Vëllezërve Frashëri

Gazetari Blendi Fevziu ka thënë se shkrimtari Ismail Kadare, i cili vdiq sot, është “intelektuali me i rendesishem qe Shqiperia ka nxjerre ne historine e saj”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fevziu shkroi se ai duhet të varroset pranë Vëllezërve Frashëri, Faik Konicës e Mithat Frashërit.

“Ismail Kadare eshte intelektuali me i rendesishem qe Shqiperia ka nxjerre ne historine e saj. Shqiptari me i njohur ne bote dhe padyshim, sic shkruan shtypi nderkombetar, nje prej intelektualeve me te medhenj te shekullit te XX. Ai duhet varrosur ne altarin e njerezve te shquar, prane Vellezerve Frasheri, Faik Konicen dhe Mithat Frasherit ne varrezen e nderit ne Kodrat e Liqenit te Tiranes”, shkroi ai.

Kadare vdiq sot në moshën 88-vjeçare, pas një arresti kardio-respirator.

(Kosova Sot Online)