Petkoviq: BE e di fort mirë kush është Kurti

  • A.P /
  • 01 July 2024 - 16:07
Petkoviq: BE e di fort mirë kush është Kurti

Hap pozitiv nga Brukseli”, e vlerësoi kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, deklarimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, se dështimi i takimit trilateral në Bruksel erdhi si pasojë e “mosgatishmërisë” së Kryeministrit të Kosovës, Allbin Kurti, për t’u takuar me kundërpalën e tij serbe, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“BE e di fort mirë kush është Kurti. Nuk kanë iluzione për të, por qartazi nuk kanë interes ta kufizojnë në ndonjë mënyrë, ani pse e dinë se sa kërcënim përbën për stabilitetin e rajonit. A do të aplikojnë masa më të rrepta presioni ndaj tij? Nuk e besoj”, ka thënë Petkoviq në një intervistë për “Novosti”-n.

Petkoviq, mes tjerash, tha se sa i përket Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, Albin Kurti “nuk do ta lejojë themelimin e tij”.

(Kosova Sot Online)